Nesër fillim nga ora 18:00, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të UEFA Nations League kundër Qipros.
Ndërkaq sot, në një konferencë për media ka folur kapiteni Amir Rrahmani.
Rrahmani tha se neser "duhet të hyhet vetëm për fitore".
"Ndeshja e nesërme është e rëndësishme na jep mundësi dhe shpresë për kualifikim. Duhet të hyjmë për fitore, pasi vetëm fitorja na bën punë”, ka thënë Rrahmani.
Derisa të premten, "Dardanët" u mposhtën 0:3 nga Rumania në "Fadil Vokrri" duke marrë kritika të shumta për paraqitjen.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.