Lajmet e fundit

Transferimi nga Partizani në Kroaci te RNK Spliti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme si futbollist të Armir Rrahmanit.
Mbrojtësi 21 vjeçar jo vetëm që është titulluar i padiskutueshëm në formacionin e skuadrës kroate, por konsiderohet një bonus financiar, pasi vlera e kartonit të tij është shumëfishuar. Në takimin e fundit që RNK Spliti e fitoi 1-0 me Zagrebin, futbollisti shqiptar dhe Ante Majstorovic, një tjetër talent i kësaj skuadre, u vëzhguan nga menaxheri gjerman Pierre Littbarski, i cili punon për llogari të Volfsburgut.
Mediat kroate raportojnë se ish-futbollisti i kombëtares gjermane ka mbetur i kënaqur nga përformanca e Rrahmanit, ndaj nuk përjashtohet mundësia që gjatë merkatos së verës klubi gjerman të bëjë ofertë konkrete për të.
Rrahmani ka zhvilluar 20 ndeshje në elitën e futbollit kroat gjatë këtij sezoni dhe në të gjitha rastet është aktivizuar titullar.