Lajmet e fundit

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë sot në Prishtinë u mbajt një takim informues lidhur me Zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Gjatë këtij takimi , të pranishmit janë njohur me zhvillimet aktuale në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe aprovimin e Statutit të QKMF-ve nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.
Gjithashtu, ata janë njohur edhe me Udhëzimin administrativ 02/2015 “Organizimi, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH)” si dhe janë diskutuar edhe tema të tjera siç janë projektet në zhvillim të: Bankës Botërore, Agjencionit Zviceran për Zhvillim, Qeverisë së Luksemburgut si dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit, bën të ditur ministria e shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.