Lajmet e fundit

Rapidi i Bukureshtit ka shënuar fitore 4:1 në shtëpi ndaj UTA Arad, në kuadër të javës së 28-të në Liga 1 të Rumanisë.
E një nga më meritorët për këtë fitore, ishte edhe sulmuesi nga Kosova Albion Rrahmani, i cili shënoi dy gola në këtë takim.
Fillimisht, ai realizoi për vendasit pas vetëm 50 sekondash.
Ish-futbollisti i Ballkanit realizoi edhe në minutën e 82-të për rezultatin 3:1.
Me këtë fitore, Rapidi shkon në 51 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se FCSB që i prin renditjes tabelare.
23 vjeçari këtë edicion deri më tani për 13 ndeshje të luajtura i ka shënuar 11 gola dhe bërë dy asistime.
https://klankosova.tv/albion-rrahmani-shenon-gol-pas-vetem-50-sekondash-video/