Lajmet e fundit

Janë arrestuar dy persona gjatë së dielës në Prizren, pasi të njëjtit janë përleshur mes veti.
Sipas policisë, të dy personat e përfshirë në zënkë kanë pësuar lëndime trupore.
Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtëve i është shqiptuar masa e ndalimit, transmeton Klan Kosova.