Lajmet e fundit

Në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, dje është arrestuar një burrë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me thikë një burrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima menjëherë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.
Kurse në anën tjetër njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.