Lajmet e fundit

Të hënën në fshatin Dobrushë të Istogut është arrestuar një i dyshuar mashkull i komunitetit boshnjak, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull të komunitetit egjiptian.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.