Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete, transmeton Klankosova.tv.
“Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.