Lajmet e fundit

Përleshje masive ka ndodhur në Parlamentin e Turqisë, në mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) si dhe Partisë Demokratike pro-kurde.
Situata u përshkallëzua në rrahje gjatë seancës plenare të Kuvendit të Turqisë, njofton Klan Kosova.
Rrahjet masive erdhën përderisa po debatohej për formimin e komisionit i cili do të hetojë shkeljet e mundshme të organeve të vendit.
Njëri nga deputetët e AKP-së lëshonte zëra duke thënë ''Jashtë Terroristët'' duke iu referuar kolegut të tij që i takonte partisë pro-kurde.
Këto thirrje arritën pas një deklarate të deputetit të partisë kurdistane, i cili u tha të pranishmëve që ndjen keqardhje dhe shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga organet e rendit, njofton Klan kosova.
Ngjarja e tillë nuk mjaftoi vetëm me fyerje fjalësh, pasi gjendja u acarua edhe më shumë duke përfunduar edhe me shkëmbime grushtat nga deputetët e dy partive.