Lajmet e fundit

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të një përleshje fizike mes disa shqiptarëve në Shtime.
Sipas raportit, tre meshkuj shqiptarë në pasditen e së martës kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit janë rrahur me pronarin e një kafiterie në rrugën ''Tahir Sinani'', njofton Klan Kosova.
Të lënduarit menjëherë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.