Lajmet e fundit

Rrahim Pacolli nga AKR ka folur rreth vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry duke e vlerësuar atë si shumë të rëndësishme.
“Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit nuk është vetëm një vizitë që e nderon shumë vendin tonë nga një shtet mik siç janë ShBA-të, por është një vizitë që i bëri me dije, Botën, Evropën e Rajonin, se Amerika nuk kalon as mbi qiellin e Kosovës pa ndaluar në një vend ku ka investuar aq shumë dhe që donë ta shohë duke lulëzuar” ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, sipas Pacollit ai nuk e ka gjetur Kosovën ashtu si ka dashur.
“E keqja është që ai në këtë vizitë nuk e gjeti Kosovën ashtu qysh kishte dashtë ta shohë, por megjithatë ai ishte këmbëngulës dhe ishte tejet i qartë në deklaratat e tij si për pozitën ashtu edhe për opozitën kosovare...
Zoti e bekoftë shtetin mik Amerikan”, ka përfunduar ai.