Lajmet e fundit

Publicisti si dhe aktivisti i shoqërisë civile Veton Surroi dhe biznesmeni i njohur nga Prishtina, Rexhep Shoshi, kanë pasur një përleshje fizike sot në orën 18:30.
Këtë lajm për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Policia ka marrë një informatë që sot rreth orës 18:30 në rrugën Sylejman Vokshi ka ndodhur një përleshje fizike meqë rast ka rezultuar me lëndime të lehta trupore. Pas këtij rasti të dy personat janë shoqëruar për në stacionin e policisë”.