Lajmet e fundit

Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar të shtunën pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
"Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.