Lajmet e fundit

Deputetet e parlamentit turk janë përleshur mes vete gjatë një debati mbi ndryshimet kushtetuese me qëllim zgjerimin e kompetencave të presidentit Recep Tajip Erdogan.
Parlamenti ratifikoi shtatë nga 18 nenet duke i hapur kështu rrugën aprovimit të plotë të paketës deri në mbrëmjen e së premtes.
Përleshjet shpërthyen kur një ligjvënëse nga partia në pushtet, AK u përpoq për t'i dhënë fund një proteste nga një deputete e pavarur, Aylin Nazliaka, e cila e prangosi veten në podium në shenjë proteste kundër presidencës më të fortë.
Sipas sistemit të ri, Erdogan mund ta mandatin presidencial për ta drejtuar vendin që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për t`u bërë pjesë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2029, raporton "Reuters", përcjellë Klan Kosova.