Lajmet e fundit

Është arrestuar një person në fshatin Loxhë të Pejës, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie me trajtimin mjekësor që i është bërë fëmijës të tij nga ana e stafit mjekësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare, i ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht një mjek dhe një infermiere.
Policia njofton se infermierja e sulmuar ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, transmeton Klan Kosova.