Lajmet e fundit

Të hënën në rrugën “De Rada” në Mitrovicë, raportohet se një i dyshuar mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.