Lajmet e fundit

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë në banesën e tij një, 27-vjeçar për ushtrim dhune në familje.
Shtetasi me inicialet E.Z., është vënë në prangat e policisë pasi ka goditur me grushte në fytyrë babanë e tij, shtetasin B.Z, 58 vjeç.
Ndaj 27-vjeçarit është ngritur akuza e “dhunës në familje”. Në qarkun jug-lindor të vendit janë verifikuar gjatë ditës së djeshme edhe dy raste të ngjashme, ndonëse jo në familje.
Gjithashtu, janë arrestuar dy të rinj, të cilët në ngjarje të veçanta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të tjerëve. Rrethanat këtë herë kanë qenë konflikte të çastit./Shekulli.al