Lajmet e fundit

Këngëtarja e shumë hiteve, Rozana Radi është ritkhyer në skenë duke publikuar videoklipin e saj më të ri me titull “Për me pas një roze”.
Duke qenë se ajo njihet si tekstshkruese e teksteve të saj edhe tekstin e këngës më të re e ka shkruar vetë ndërsa për muzikën është përkujdesur Elgit Doda.
Këngëtarja dhe aktorja Radi kishte bërë një pushim të gjatë nga skena muzikore ndërsa ka qenë aktive duke shkruar tekste këngësh për shumë kolegë të saj, njofton Klan Kosova.
Videoklipi është xhiruar në jug të Shqipërisë ndërsa videoklipin e ka realizuar Pro Video.