Lajmet e fundit

Është praktikisht, trendi i modës që nuk largohet kurrë!
Nga Londra në Xhakartë, dyqanet e luksit do ta kenë patjetër një produkt në ngjyrë rozë të lehtë, qofte veshje, qofte çantë apo aksesor, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuancë e pazakonte e rozës duket se gjendet kudo në ditët tona, por ajo i ka kapërcyer kufijtë e modës dhe bizhuterive. Në panairin e orendive, të çelur në Milano prillin e këtij viti, më i madhi i interierëve në botë, ''Roza Gold'' ishte ngjyra mbizotëruese e kuzhinave te ekspozuara për publikun.
Apple-I, praktikisht e rrënjosi këtë ngjyre në ndërgjegjen e konsumatorit, shkruan bota. Por ajo kishte ekzistuar shume kohe përpara se të përzgjidhej për telefonin e famshëm celular.
Majat e suksesit i mbërriti fillimisht në 2012-tën, kur gjeti një vend të zgjeruar tek bizhuteritë e pas kësaj, nisi te mbushte pasarelat e dizajnerave të famshëm si Roberto Cavalli apo Jimmy Cho, transmeton Klan Kosova.