Lajmet e fundit

Jeta e këngëtarit Chris Brown ka ndryshuar tërësish që kur u shfaq në publik vajza e tij e vogël Rotalty, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse pas këtij lajmi atë e la e dashura Karrueche Tran, megjithatë ai tani ndihet njeri krejtësisht tjetër me vajzën e tij.
Meqë para pak ditësh e ka fituar edhe betejën gjyqësore me nënën e vogëlushes, modelen Nia Guznam, ai e ndan kujdestarinë e Royalty ashtu siç kishte kërkuar.
Tani kalon më shume kohë me të dhe nuk përton në asnjë moment që t’i ndajë momentet e kaluara me të me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Një të tillë e ka postuar edhe sot në Instagram, ku shihet Rotalty duke fjetur afër tij.
Këtë fotografi këngëtari e ka përshkruar vetëm më një zemër të vogël.
https://instagram.com/p/85iPfnPpVw/?taken-by=chrisbrownofficial