Lajmet e fundit

Para disa muajsh Gwen Stefani ka paralajmëruar që do të ndahet nga burri i saj, Gavin Rossdale.
Tani, është duke u përfolur se arsye për ndarjen e tyre është tradhtia që Rossdale i ka bërë me dadon e fëmijëve të tyre, Mindy Mann.
Vokalisti i Bush kishte një aferë tre vjeçare prapa krahëve të Stefani, duke përfshirë edhe në kohën kur këngëtarja ishte shtatëzënë me fëmiun e fundit, transmeton Klan Kosova.
Por ajo që mund të vihet re më shumë është që dadoja e ka kopjuar Stefanin edhe në mënyrën e jetesës.
“Nëse Gwen do hante diçka ose blinte një çantë të re atëherë Mindy do të bënte çdo gjë”.
“Gwen mendonte që kjo gjë është shumë e çuditshme”.
Dadoja në rrjetin e saj social tërë kohën postonte fotografi e veshur dhe me dukje të njëjtë sikurse Gwen.
Sidoqoftë këngëtarja e No Doubt të hënën ka treguar se jeta e saj kishte shkatërruar në shkurt të vitit të kaluar.