Lajmet e fundit

Projekti i USAID-it komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Kosovë solli një rosë në sheshin “Skënderbeu të Prishtinës, me moton “Rosa e verdhë viziton Kosovën”.
Kjo rosë është një simbol i paqes dhe i lumturisë dhe në gjithë botën po bëhet një simbol i luftës globale kundër korrupsionit.
Ideatori i kësaj rose,Jeton Zulfaj, thotë se kjo rosë gjigande në sheshin e Prishtinës na sjell kujtime të lumtura të fëmijërisë por në botë po përdoret si simbol kundër korrupsionit.
“Rose gjigante në shesh, rosa e verdhë na sjellë kujtime të lumtura të fëmijërisë. Por në botë po përdoret si simbol kundër korrupsionit, korrupsioni në Kosovë është i madh edhe i dukshëm dhe është koha për ndryshime”, tha Zulfaj.
Zyrtarja nga USAID, Christina Davia, thotë se viti 2018 është një vit me ndryshime sa i përket transparencës në komuna.
“Tash e di se viti 2018 është një vit me ndryshime sa i përket transparencës në komuna dhe tani e dimë që çdo gjë po ndodhë haptas dhe ky është lajm i mirë”, tha Davia.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli deklaroi se në Kosovë duhet akoma shumë punë për të luftuar korrupsionin.
“Është e vërtet që shumë institucione ndërkombëtare e vendore kanë nxjerr raporte që Kosovën e kanë paraqit si një vend që ka element të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Agjencia Kundër Korrupsion ka dhënë kontribut dhe ka trajtua numër të madh të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsion. “Transparenc Internacional”, Kosovën e ka radhitë 10 pozita më mirë mirëpo ky progres nuk mjafton. Ka mungesë të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka ende shumë punë”, tha Havolli.