Lajmet e fundit

Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney ka thënë se përbërja e kësaj kombëtareje për Euro 2016 ka potenciale për të qenë më e mira, pjesë e së cilës ka qenë vet ai.
Kapiteni i Tre Luanëve i cili është edhe golashënuesi më i mirë në histori debutimin e tij e kishte bërë në shkurt të vitit 2003, ku ka luajtur në pesë gara të mëdha. Ndërsa ky kampionat do të jetë gara e gjashtë e madhe për të.
“Mendoj se e ardhmja e Anglisë do të jetë e ndritshme. Fillimi po besoj se do të jetë spektakolar këtë verë.”
“Ne e dimë se kjo skuadër ka shumë futbollistë kualitativ, por na mbetet që ta demonstrojmë këtë”, ka thënë Rooney.
Ai ka thënë se në Francë nuk shkojnë sa për sy e faqe, transmeton Klan Kosova.