Lajmet e fundit

Wayne Rooney i ka thënë Evertonit se dëshiron që të largohet nga ky klub dhe t’i bashkohet klubit amerikan, D.C. United, raporton Daily Mail.
Në anën tjetër, Goal ka mësuar se 32 vjeçari ka mbajtur diskutime me D.C. United, të cilët shpresojnë që ta sjellin në radhët e veta ndonjë emër të madh tash pasi që do të transferohen në një stadium të ri, më saktësisht në shkurt.
Periudha e dytë e Rooneyt te skuadra nga Merseyside mund të përfundojë pas vetëm një stinori, dhe një marrëveshje prej 17 milionë dollarësh mund ta kompletojë këtë transferim.