Lajmet e fundit

Wayne Rooney ka hapur bisedimet me klubin amerikan D.C. United lidhur me një transferim të mundshëm , raporton The Ëashington Post.
Ish-kapiteni i Anglisë u rikthye te Evertoni më 2017, pas 13 vjetësh të kaluar te Manchester United por megjithatë qëndrimi i tij mund të jetë deri këtë verë në Goodison Park.
Atij i ka mbetur vetëm një vit në kontratë me skuadrën e tij aktuale, por 32 vjeçari thuhet se është frustruar së qeni nën urdhrat e trajnerit Sam Allardyce, dhe është gati për një fillim të ri.