Lajmet e fundit
Anglezi pritet që të mungojë në përballjen në Old Trafford për shkak të lëndimit të ligamentit të gjurit ka thënë se klubi ka gjasa të mira për të ecur tutje.

Wayne Rooney ka insistuar se Manchester United mund të ecë tutje në çerekfinale të Ligës së Europës, megjithëse në ndeshjen e parë u mposht nga Liverpool 2-0, në Anfield Road.
Një penalti e Daniel Sturridge dhe një gol nga loja i Roberto Firmino i dhanë Reds qetësi për udhëtimin e tyre në Anfield Road.
Rooney, megjithëse mendon se do të jetë e vështirë, ka thënë se skuadra ka gjasa për kualifikim.
“Liverpooli do të jetë kundërshtar i vështirë, por me dy gola disavantazh edhe mund t’ia dalim”.
“Kemi lojtarë të mirë dhe goli i parë do të jetë i rëndësishëm. Nëse shënojmë, do të mund të kthehemi në lojë”.