Lajmet e fundit

Ronela Hajati ka paralajmëruar se të shtunën do ta publikojë projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Young Zerkën.
Këtë këngëtarja e ka bërë të ditur me postimin e disa fotografive në Instagram, ku në njërën prej tyre shihet se si është duke u punuar videoklipi, transmeton Klan Kosova.
Bëhet e ditur se kënga quhet “Syn i jemi” dhe fansat janë shprehur të lumtur dhe që mezi e presin këtë dyshe të vijë së bashku, veçanërisht pas faktit që është përfolur se ata janë edhe në lidhje dashurie.