01.11.2015 · përditësuar para 3926 dite1 min lexim
Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se për momentin është i kënaqur në ekipin e tij, por ka refuzuar të flas për të ardhmen në klubin spanjoll.
“Për momentin jam i lumtur në Real Madrid, por nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Më duhet të zgjedhë gjithmonë rrugën që më bën të lumtur”, ka thënë Ronaldo, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Ronaldo ka folur edhe për atë se çfarë e motivon të jetë njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe gjithmonë në formë.
“S’e pranoj dot humbjen, bëhem shumë nervoz. Në mendjen time unë jam gjithmonë më i miri, mendoj se ky është çelësi për të gjithë njerëzit që duan të bëhen më të mirët”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.