Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo është i fokusuar plotësisht në përmbushjen e kontratës me Juventusin.
Kështu ylli portugez ka kurrfarë interesimi që të kthehet te Manchester United, raporton AS, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se Ronaldo është i joshur për t’u kthyer te Djajtë e Kuq, të cilët edhe kanë bërë përpjekje, por që tash thuhet se ai nuk e do këtë.
Njerëzit e afërt me ish yllin e Real Madridit kanë pohuar se ai do ta përfundojë kontratën me skuadrën nga Torino e cila skadon më 2022.
Vaksina kundër COVID-19 mund ta ndryshojë lojën në tregun e transferimeve dhe kështu që ai thuhet se mund ta shqyrtojë një kalim te Paris Saint-Germain më pastaj.