Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo e ka informuar skuadrën e tij, Real Madrid, se synon që të rrijë në këtë klub, raporton AS.
Kapiteni portugez dukej se kishte vendosur që ta linte Spanjën gjatë qershorit, por tani duket se e ka ndërruar mendjen dhe se është i lumtur që të qëndrojë në Bernabeu.
Por e gjithë kjo mund të ndryshojë në fund të këtij muaji, kur më 31 korrik Ronaldo të paraqitet në gjykatë për akuzimet për evazion të taksave, e që mund ta bëjë të largohet nga mbretërit.