Lajmet e fundit
Ish-asi i Los Blancos mendon se skuadra kampione e Spanjës, Europës dhe Botës duhet ta transferojë bashkëkombasin e tij gjatë verës

Legjenda e Brazilit, Ronaldo Luis Nazario de Lima, ka thënë se Real Madrid duhet të nënshkruajë vetëm me më të mirët, dhe Neymar është një i tillë.
Ish-asi i Los Blancos ka deklaruar se nuk beson që ka ndonjë akord për asin e Paris Saint-Germain, por ka nxitur gjigantin spanjoll ta blejë bashkëkombasin e tij.
Neymar kaloi tek skuadra nga Parc des Princes gjatë verës, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori, por pas disa mosmarrëveshjeve është përfolur largimi i tij nga Parisi.