Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit synon që El Clasico të jetë pika e kthesës, pasi që, deri tani, këtë edicion nuk ka qenë në nivelin e kërkuar.

Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë.
Tetë gola në 11 xhiro është statistika më e keqe e tij në fillim të edicionit që nga viti 2009.
Për ta bërë edhe më të qartë, në këtë kohë, edicionin e shkuar, Ronaldo pati tundur rrjetën kundërshtare plot 19 herë.
Çka është edhe më keq, pesë nga tetë golat i ka shënuar në një ndeshje, kundër Espanyolit, ndërsa tre golat tjerë në ndeshjet tjera.
Me fjalë të tjera, ai nuk ka shënuar gol në shtatë ndeshje.
Përballja me Barcelonën do të jetë mundësi e mirë që Ronaldo t’u kthehet golave dhe të tregoj që forma është momentale, ndërsa klasi është i vazhdueshëm.
Ronaldo nuk i ka dridhur El Clasicot që nga fillimi. Pas transferimit në Bernabeu ai priti plot gjashtë ndeshje që ta tundte rrjetën e katalanëve.
Por shpejt ai mori veten dhe filloi të lë vulën e tij në përballjen më të madhe në planet.
Në total Ronaldo ka shënuar 15 gola në 23 përballje me skuadrën nga Camp Nou.
Ai shpreson që kësaj statistike t’i shtoj edhe gola të tjerë në përballjen e së shtunës, për të treguar se aftësia e tij për të shënuar gola nuk është duke u venitur.