Lajmet e fundit
Asi i Real Madridit ka thënë se i duhet një “armik” që ta motivojë dhe ka folur me respekt për ish-shefin e tij tek Manchester Unitedi, Sir Alex Ferguson.

Cristiano Ronaldo e ka pranuar që nuk është gjithaq “i përulur” duke thënë se atij i duhet që njerëzit ta urrejnë për të pasur sukses.
Ylli i Real Madridit ka reputacion të një personi egoist, por edhe të kundërt, duke e bërë një figurë dydimensionale në futboll.
Ronaldo ka thënë se i pëlqen kontradikta që krijon pasi e motivon të punojë më shumë.
“Nuk jam personi më i mirë në botë, e pranoj. Por nuk jam i gënjeshtërt. Më pëlqen të mësoj”.
“Nuk më pengon urrejtja e njerëzve sepse më shtyn të punoj. Kur unë luaj njerëzit janë kundër meje”.
“Duhet ta shikosh anën e ndritur tek të pasurit njerëz që të urrejnë. Më duhen armiq. Është pjesë e punës”.