Franck Ribery ka thënë se Topi i Artë për vitin 2013 është vjedhur nga ai.
Sipas Riberys, është e pakuptueshme se si Cristiano Ronaldo fitoi atë vit, kur ishte Ribery që pati shumë suksese.
Atë vit Ribery ishte lojtari kryesor kur Bayern edhe e fitoi Ligën e Kampionëve 2-1 kundër Borussia Dortmund në Ëembley.
“U pata ndjerë sikur ma vodhën”, ka thënë Ribery për Canal Football Club.
“Është e pakuptueshme, unë pata fituar çdo trofe, më shumë s’kam pasur mundësi të bëj. Ishte padrejtësi”.
“Por as vendin tim nuk e pata prapa. E pash me sytë e mi se Franca tha që Cristiano duhet ta fitojë. A ka dashur ndonjëherë Portugalia që Ribery apo Messi të fitojë? Natyrisht që jo”.
“Në 2010-ën atyre iu desh dikush ta fajësonin. Çdo kush mendonte se unë isha problemi, madje edhe prindërit e mi”.
“Nuk do ta harrojë kurrë se si u sollën disa media franceze. Këto janë plagë që do qëndrojnë me mua përgjithmonë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.