Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo thuhet të kishte kërkuar pagë prej 75 milionë eurosh në vit në mënyrë që të qëndronte te Real Madridi, pohon Cadena COPE.
Topi i Artë donte një rritje page prej mbi 30 milionë eurosh, pasi që aktualisht përfiton diku 30 milionë euro në vit te kampioni botëror.
E ardhmja e tij në “Santiago Bernabeu” ka mbetur pezull pasi që ai kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, ai thuhet se do një marrëveshje gjashtëvjeçare me Madridin , që do ta shihte portugezin të “plakej” te fituesit e Ligës së Kampionëve.