Lajmet e fundit

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka cilësuar veten si lojtari më i mirë në botë dhe thotë se dëshira e tij për tu përmirësuar vazhdimisht, është arsyeja e suksesit të tij.
Lojtari nga Portugalia, është njëri ndër favoritët për ta fituar Ballon d’Or, pasi që ka fituar në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Europian të vitit 2016.
“Në kokën time, jam lojtari më i mirë në botë”, ka thën Ronaldo për La Gazzetta dello Sporto, transmeton Klan Kosova. “Po punoj çdo ditë e më shumë dhe ambicien e kam të madhe”.
“Gjithmonë dua që ta përmirësoj veten time. Jam shumë i motivuar dhe besoj që ky është çelësi i suksesit tim”.