Lajmet e fundit
Shefi i Bayern Munich, që e ka stërvitur brazilianin për një edicion tek Milan, ka mbresa të shkëlqyeshme nga ajo kohë

Carlo Ancelotti ka thënë se është impresionuar nga loja e sulmuesit të Brazilit, Ronaldo, ndërsa e ka quajtur "fenomen i padiskutueshëm".
Dy herë fituesi i Kupës së Botës vuajti një numër lëndimesh në karrierë, që ia pamundësua të bëhet padyshim një nga lojtarët më të mirë në histori.
Ancelotti e stërviti Ronaldo tek Milan, para nëntë vjetësh, kur braziliani në 20 ndeshje pati tundur rrjetën nëntë herë.
"Ai ishte fenomen".
"Edhe kur ishte i lënduar dhe me mbipeshë ai ishte fenomen absolut".