Lojtari më i mirë në botë, i shpallur edhe zyrtarisht nga FIFA, Cristiano Ronaldo, shpesh është akuzuar për arrogant dhe egoist, por ai gjithmonë për sukseset e tij ka falënderuar bashkëlojtarët tek skuadra e Real Madrid dhe kombëtarja e Portugalisë.
Ronaldo njëjtë ka bërë edhe tash kur mori çmimin “The Best”, të ndarë nga shtëpia botërore e futbollit.
“Nuk ngrit trofeun e lojtarit më të mirë në botë pa ekipin tënd”, ka shkruar Ronaldo në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Poshtë dedikimit, Ronaldo ka shpërndarë edhe një foto me bashkëlojtarët e kombëtares, më të cilët e shpalli Portugalinë kampion Europe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.