Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo ka rigjetur dashurinë.
Bëhet fjalë për vajzën e agjentit dhe mikut të tij të ngushtë Jorge Mendes, 24 vjeçaren Marisa.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat potugeze.
Ndonëse ende i pa konfirmuar zyrtarisht, ky lajm ka dalë vetëm pak ditë pasi ylli i Real Madrid pranoi se ishte gati për të dashuruar sërish.
Në një intervistë për Jonathan Ross, 30 vjeçari tha se momentalisht kishte disa femra të interesuara për të, por ishte ende i pavendosur.
Nëse thashethemet janë të vërteta dhe ylli portugez është lidhur me Marisan, kjo do të forconte edhe më shumë marrëdhënien e tij me agjentin Mendes, i konsideruar si një ndër personat më të fuqishëm në botën e futbollit.
Ata janë të njohur për miqësinë disa vjeçare dhe vlerësimin e madh për njëri tjetrin.
Verën e shkuar, me rastin e martesës së dytë të Mendes, Ronaldo i dhuroi atij një ishull grek. /tvklan