Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo është gati të luajë në tre ndeshjet e mbetura në La Liga, ndaj Sevillës, Celta Vigos dhe Malagës por edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.
Portugezi po ashtu synon ta shtojë lavdin e historisë, duke arritur ta fitojë kampionatin spanjoll dhe evropian brenda një sezoni, gjë që mbretërit nuk e kanë arritur që nga 1958.
Ambiciet e tij mbesin të padëmtuara, dhe ai nuk është i kënaqur që ta ketë vetëm titullin e golashënuesit më të mirë në Real Madrid, prandaj dëshrion që ta rrisë legjendën e tij duke fituar këta dy tituj brenda një stinori, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.