Lajmet e fundit
Cristiano Ronaldo kryeson listën e realizatorëve më të mirë në Europë me 45 gola. Pas ti qëndron Messi me 41.

Cristiano Ronaldo kryeson listën e lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në këtë sezon në Evropë deri tani.
Sulmuesi portugez ka realizuar 45 gola gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.
Pas tij është Lionel Messi, i cili dje u shpall kampion i La Ligas me skuadrën e Barcelonës.
Pleshti deri më tani ka realizuar 4 gola më pak se ylli portugez. Gjithsesi ai është në garë për të fituar dhe Ligën e Kampionëve pasi do të përballet me Juventusin në finale.
Në vendin e tretë është Soriano me 30 gola, ndërkohë që ndiqet nga Zahevi me dy gola më pak.
Lista e golashënuesve më të mirë në Evropë:
1. Ronaldo – 45 gola
2. Messi – 41 gola
3. Soriano – 30 gola
4. Zahavi – 28 gola
5. Lacazette – 27 gola
6. Aguero – 25 gola
7. Neymar – 22 gola
8. Griezmann – 22 gola
9. Martinez – 21 gola
10. Bacca, Tevez, Kane – 20 gola