Lajmet e fundit
Asi portugez ende nuk dihet nëse do të mbetet në kryeqytetin spanjoll, apo do të zhvendoset në atë francez.

Spekulimet për të ardhmen e Cristiano Ronaldos nuk kanë të sosur.
Vrulli i marrë pas përballjes Real Madrid – Paris Saint Germain, ku Ronaldo u pa i afërt me zyrtarët e klubit francez, po vazhdon.
Më herët Daily Mirror pati raportuar se skuadra nga Parc des Princes ka bërë një ofertë të madhe për asin portugez.
Tash është një tjetër media, The Sun, që raporton se shtata e Los Blancos është pajtuar me ofertën.
E ardhmja e yllit të Real Madridit është e paqartë – Mbetet në Madrid apo shkon tek PSG – shkruan media britanike, e cila gjithçka e bazon në kanale të saj të afërta me të.