Lajmet e fundit

Karriera e tij profesionale në futboll duket se është afër fundit, pasi tash gjendet në një turbullirë.
Kështu Ronaldinho duket se do ta lirojë veten nga çdo gjë në mënyrë që të përkushtohet tërësisht në pasionin kryesor në jetë: Muzikën, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova
Në të vërtetë ai është paraqitur si mysafir në disa incizime në të kaluarën, por që tash 37 vjeçari ka lansuar “single-n” e tij të vetëshkruar, një baladë samba e cila quhet “Sozinho” që ka kuptimin në shqip “I vetmuar”.
Teksti që shfaqet duket të ketë të bëjë me natyrën personale të Ronaldinho-s, ku në të thuhet: “Unë tash i vetëm. Nuk ndjehem i ligë ose i fortë, por kush e di fatin. Kjo më ngushëllon në këtë betejë”.
“I vetmuar për herën e parë. I vetëm, mendja shkon pas e pas. I vetëm, por me forcën dhe besimin për të vazhduar”.
Thellë!
Kjo është kënga e Ronaldinho:
https://www.youtube.com/watch?v=A79xJu5Upws