Lajmet e fundit

Ish Topi i Artë, Ronaldinho, raportohet se do të martohet përnjëherë me dy të dashurat e tij, shkruan Daily Mail.
38 vjeçari thuhet se është duke jetuar me Priscilla Coelho-n dhe Beatriz Souza-n në shtëpinë e tij pesë milionë funtëshe në Rio de Janerio, dhe po planifikon që ta çojë edhe më larg këtë punë gjatë muajit gusht.
Lojtari i dikurshëm i Barcelonës supozohet se kishte nisur lidhjen me Beatriz dy vjet më parë, por e kishte vazhduar lidhjen me Priscilla-n të cilën e kishte nisur disa vite më herët.
Sipas raporteve, të dyja të dashurat e tij pranojnë një shumë prej 1.700 eurosh nga ai për të shpenzuar ashtu si duan.
Ai raportohet se ua blen atyre dhuratat e njëjta, dhe së fundi thuhet se ua ka blerë parfumin e njëjtë gjatë një udhëtimi të përbashkët.