Lajmet e fundit

Legjenda e futbollit, Ronaldinho, ka deklaruar se do të pëlqente një rikthim të bashkkombasit të tij, Neymar, te Barcelona.
“Mua më pëlqen kur shokët e mi janë të lumtur, por personalisht do të isha më i lumtur nëse ai do të kthehej te Barcelona”, është shprehur braziliani për Marca, përcjellë Klan Kosova.
Me gjithë dëshirën e tij, 38 vjeçari nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Është diçka që unë nuk besojë se do të ndodhë”, ka shtuar ai.
Ish sulmuesi i Barcelonës gjithashtu foli edhe për jetën e tij në Barcelon.
“Jam i lumtur dhe i qetë këtu dhe nuk më mungon futbolli”, ka përfunduar legjenda braziliane.
Ronaldinho është pensionuar nga futbolli aktiv në janar të ëktij viti.