Lajmet e fundit

Ronald Koeman thuhet se do ta zgjasë kontratën e tij me Barcelonën edhe për një vit tjetër, plus edhe për një sezon tjetër në rast se ekipi arrin objektivat e tyre.
Bordi i Drejtorëve do të bëjë zyrtare marrëveshjen midis dy palëve në një takim që ata do ta zhvillojnë të enjten, në zyrat e Camp Nou, raporton Marca, transmeton Klankosova.tv.
Laporta përmendi në fillim të kësaj jave se bisedimet me Koeman kanë qenë në rrugën e duhur dhe la të kuptohet mundësia që trajneri holandez të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm.
"Unë tashmë thashë se po hapnim një periudhë reflektimi për Koeman", tha Laporta gjatë prezantimit të Eric Garcia të martën.
"Ne duhet të vlerësojmë se çfarë ka shkuar mirë dhe çfarë nuk ka shkuar mirë sezonin e kaluar. Na duhej kjo periudhë e qetë dhe, për një javë, ose dhjetë ditë do të takohemi përsëri”.
"Bisedimet po shkojnë shumë mirë. Periudha e reflektimit ishte e nevojshme”.
Kontrata e Koeman zgjat deri në vitin 2022, por Laporta ishte i gatshëm të monitoronte tregun për zëvendësim të mundshëm para se të merrte një vendim përfundimtar.
Pavarësisht se e ardhmja e tij ishte në ajër, Koeman kishte planifikuar me bordin e Barcelonës se si mund ta forcojnë ekipin për sezonin 2021/22.
Koeman ishte në Camp Nou të mërkurën për të parë djalin e tij, Ronald Koeman Jr, i cili mori pjesë në një ndeshje bamirësie si portier.