Lajmet e fundit

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës është mbajtur festivali multikultutor.
Ky është viti i tretë me radhë të cilin e organizon OJQ “Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve”.
Ndërkaq, si fokus këtë vit ishte shkollimi dhe punësimi i vajzave dhe grave, ku u potencua se është fushë shqetësuese.
Këtë aktivitet e përkrahu edhe presidentja, Vjosa Osmani, derisa e pranishme ishte edhe koordinatorja për zhvillim e Bashkimit Evropian, Ulrika Richardson dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ku potencuan se duhet të bëhet më shumë për përmirësimin e jetës së komuniteteve RAE.