Lajmet e fundit

Kjo shfaqje që në kastin e aktorëve ka kosovarë dhe serbë, po konsiderohet një formë e mësimit për të dy popujt, njofton Klan Kosova.
Regjisori i shfaqjes Miki Manojlovic, aktor i famshëm me karrierë ndërkombëtare, mendon se nuk ka vepër më të mirë se Romeo dhe Xhulieta për ta shprehur atë çfarë ndodh me urrejtjen.
"Kosova dhe Serbia duhet të marrin mësim nga kjo kryevepër e letërsisë", thotë ai.
Artistët nga Kosova e mirëpritën këtë bashkëpunim, njëjtë si artistët serbë, të cilët mendojnë se arti nuk ka kufij.
Regjia: Miki Manojlovic
ROMEO - Alban Ukaj
XHULIA - Milica Janevski/Jovana Gavrilovic
ESKALO - Mensur Safçiu
PARIS - Nikola Rakocevic
MONTEKI - Armend Ismajli
KAPULETI - Nebojsa Glogovac
MERKUCIO - Goran Jevtic
BENVOLIO - Armend Baloku
TIBALT - Faris Berisha
LORENCO - Uliks Fehmiu
Zonja MONTEKI - Edona Reshitaj
Zonja KAPULET - Natasa Tapuskovic
DADOJA E XHULIAS - Anita Macic
NARRATORE - Arta Selimi
Kronikë e gazetares Dafina Smajli.