Lajmet e fundit

Më parë, kjo shtëpi botuese kishte botuar edhe romanet “Zgjerimi i fushës së luftës”, “Platforma”, “Ishulli i mundshëm”, “Thërmijat elementare” dhe “Nënshtrimi”.
Për botimin e “Harta dhe territori” ka njoftuar vetë botuesja Flutura Açka përmes një postimi në Facebook:
“Një libër për rravgitjen krijuese, për dëshpërimin e njohjes së vetvetes dhe botës që të rrethon. Padyshim një nga romanet me inteligjentë të këtij të ‘sëmuri nga letrat’, këtij shkrimtari të pazakontë”.
“Harta dhe territori” është quajtur romani më francez i Houellebecq-ut për shkak të referencave të shumta që ka nga bota franceze.