Lajmet e fundit

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është në prag të një transferimi si lojtar i lirw te Lazio, pasi agjentwt e tij u takuan me klubin këtë pasdite.
Takimi ishte menduar të zhvillohej javën e ardhshme, por eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedullà konfirmoi takimi wshtw mbajtur njw javw mw parw.
Sipas tij dhe Calciomercato.com, takimi ishte i suksesshëm dhe tani ata janë shumë të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje, transmeton Klankosoa.tv.
Kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor dhe negociatat për një zgjatje janë prishur plotësisht.
Qendërmbrojtësi është një tfioz i përjetshëm i Lazios, edhe pse ai iu bashkua Milanit nga Roma dhe do të shijonte një kthim në shtëpi në kryeqytet.
Është raportuar se atij i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 3 milion euro në sezon plus deri në 500 mijw euro në bonuse të lehta për t'u arritur në lidhje me performancën.
Për të shtyrë transferimin dhe për të punuar me trajnerin Maurizio Sarrin, Romagnoli po merr një ulje rroge nga ajo që fiton në Milan.
Romagnoli u transferua nga Roma te Milan për 25.5 milionë euro plus bonuse në 2015.